everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Monday, October 13, 2008

Bashkimi eshte Shpetimi

Nga Igumenica, qytet bregdetar ne Shqiperine e Jugut ju tregoj arsyen e vuajtjes, mizerise, poshterimit, terrorit, vrasjeve, shpernguljeve, luftes qe ju ishte dhe eshte imponuar cdo dite nga te huajt dhe veglat e tyre shqiptare. Arsyeja e vetme luftes c’farosese qe ju eshte imponuar eshte idenditeti shqiptar. Per ta nje shiptar i mire eshte nje shqiptar i asimiluar dhe me i miri fare eshte shqiptari i vdekur.
Kjo lufte e imponuar nuk filloi sot. Ajo eshte shekullore sa vet idenditeti shqiptar, sa vete jeta. Kjo lufte do te mbaroje kur te shuhet nga faqja e dheut shqiptari i fundit qe do te kerkoje te jetoje si i tille ose kur shqiptaret e bashkuar te gezojne te drejtat e tyre historike. Kompromis ne kete betje shumeshekullore nuk ka.
A ju kujtohet kur ju mallkuan se flisnit shqip ? A ju kujtohet kur ju ndaluan te varrosni te dashurit tuaj ne varrezat e perbashkta te fshatit sepse juve vazhduat te flisni shqip dhe me krenari thonit se jeni shqiptar ? A ju kujtohen debimet ? A ju kujtohet kur ju kercenuan me terrorin e urise dhe kur nuk u perkulet jua a rafshuan shtepite me gjithe te njerzit ne to? A ju kujtohet se si jua a vrane pas shpine dhe ju a helmuan te udheheqesit tuaj qe juve te mbeteshit pa drejtim pa frymezim pa drite dhe ashtu te verbuar te perfundonit ne taborrin e armikut tuaj? A ju kujtohet pavarsuesi Ismail Qemali helmuar ne Itali?
Historia po perseritet. Alvanos, kriminel i lindur te quajne ti vetem e vetem se je shqiptar dhe me tu futur ne fucine e pagezim-asimilimit helen juve dilni i kulluar !!! Ne se flet, reziston, frymezon juve jeni i debuar, vrare, helmuar. A nuk na i helmuan martirin Aristidh Kola? Me financimet e Europes, a nuk kerkojne asimilimin me pensionet e akorduara ne bashkpunim me te shiturit shqiptar pasi qellimisht kane pllakosur mjerimin dhe mungesen e shpreses ne Shqiperi? A nuk po na krijon Europa se bashku me te shiturit, kombin kosovar sikurse krijuan kombin grek?!!! Nuk do te jete cudi ne se cohemi nje dite dhe ne Tirane te shohim se busti i Skenderbeut te jete zevendesuar me ate te Napolon Zerves, tash qe Jugu i Shqiperise eshte mbushur me vareza dhe monumente te “heronjeve” rene per clirimin e Vorio Epirit “grek”?
Ja pra shqiptar perse Europa na urren deri ne gen, sepse ajo urren genin tone, idenditetin tone. Por nuk ka gajle sepse jemi mesuar me veshtiresi e luftra dhe ja kemi dale mbane.

Parulla, puna, lufta e jone duhet te jete BASHKIMI. Avancimi i ceshtjes kombetare eshte celesi edhe i mireqenies.
Realizimi i te drejtes tone te Shqiperise Natyrore do te detyroje Europen te mos na trajtoje si qenie te dores se katert dhe te peste.

BASHKIMI ESHTE FUQIA. FUQIA ESHTE FITORJA. FUQIJA ESHTE E DREJTA. FUQIA ESHTE MIREQENIA. FUQIA ESHTE DINJITETI. BASHKIMI ESHTE SHPETIMI.

Petrit Kola

Labels: