everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Sunday, October 22, 2006

Na la dhe FMN-ja

FMN njoftoi se nuk ka me pune ne Shqiperi ose me sakte, i lau duar me shqiptaret.
Por c’fare na la mbrapa?
Nje ekonomi te renuar me rreth 75 % te saj informale,me nje borxh katastrofik te cilen duhet ta paguajne shqiptaret e varfer...Por me qe ra llafi, pyesni nje here deputetin e zones tuaj se sa eshte borxhi i jashtem shqiptar dhe sa i takon per fryme cdo shqiptari.
Me dyshim e kam pare OKB-ne dhe FMN-ne dhe fare pak respekt kam pasur. Opinioni im ka qene burokraci dhe korrupsion.
Ata i hedhin leket dhe vine i presin vete- me thoshte dikush-asnje e mire nuk vjen prej tyre. Pas kaq vitesh fatkeqesisht ky pretendim mendoj se doli i vertete. C’fare u be me leket qe u hodhen ne Shqiperi?
Do te thoni ju qe pergjegjesia bie mbi qeveritaret tane. Dakort, por a nuk jane qeveritaret tane kukulla? A kemi pasur ndonjehere zgjedhje te ndershme? Nderkohe qe qeverite tona mbaheshin si me te korruptuarat ne bote,( nje fakt i vertet) FMN-ja e furnizonte me para kete rrjet korrupsioni. Perse...?Ajo e dinte mire se parate e dhena per popullin shqiptar do te shkonin ne xhepat e qeveritareve te zgjedhur nga vete ata dhe ato para do te depozitoheshin ne emer te tyre apo te antareve te familjeve kryesisht ne bankat e europes. Te jene kaq naive e budallenje ata te FMN-se ? Si thoni ju? Une mendoj se parate e dhena ne emer te popullit shqiptar jane grabitur nga qeveritaret tane ne bashkepunim me zyrtaret e FMN-se. A nuk ndodhi kjo gje me OKB-ne ne Irakun e Sadamit?
Bazuar ne faktet e mesiperme une pyes, perse une si qytetar i thjeshte duhet te paguaj nje borxh nga i cili nuk kam perfituar? Kur vemi si individa ne banka dhe marrim kredi, ne jemi pergjegjes per parate e marra dhe jo gjithe lagja dhe qyteti. Keshtu edhe FMN-ja t’ja kerkoje borxhin shqiptar atyre qe ja dha leket, politikaneve dhe qeveritareve shqiptare. Jane ata qe perfituan dhe u pasuruan nga keto leke.
Une edhe nje here pyes se perse une si qytetar i thjeshte duhet te paguaj per nje gje qe nuk perfitova?
Ne se dikush atje ne FMN do te kishte sado pak moral, te na thoshte se ne cilat banka i kane depozituar pushtetaret tane parate qe FMN-ja i dha ne emer te popullit shqiptar per hire te zhvillimit te tij dhe u grabiten nga ata. Dhe tjetra, a jane dakort taksapaguesit e vendeve qe kontribojne ne FMN qe parate e akorduara te shkojne ne xhepat e krimineleve dhe te korruptuarve, politikane dhe qeveritare shqiptare?

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com