everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Saturday, August 04, 2007

Zgjidhja

Kur elita komuniste dhe bufonet e tyre drejtues ne organizatat e masave "te djathta" me akuzojne se, une kritikoje por nuk ofroje alternative, ata nuk bejne gje tjeter por ushtrojne zanatin e tyre te genjeshtarit.
Une jam shprehur dhe shprehem qarte dhe me ze te larte dhe per kete edhe jam kercenuar.

Kur PPSH-ja dhe Sigurimi i Shtetit krijoi PD-ne dhe organizatat e masave "te djathta" per te penguar te djathtet e vertete dhe nacionalistat qe te organizohen dhe te bejne progres politik dhe ekonomik, ata i furnizuan edhe me lista te personave konkret te cilet duheshin luftuar dhe persekutuar. Emri im eshte ne ato lista. Detyra e vene u tejkalua nga ekipi i kryesuar nga ekstremisti komunist Sali Berisha.

Po e perseris! Shqiperia ndodhet pa alternativen e djathte si rezultat i sabotimit nga PD-ja dhe organizatat e masave "te djathta".
Ne realitet qysh nga 1944 Shqiperia gjendet nen nje sistem nje partiak. PD + PS =PPSH. Kjo eshte fatkeqesia e Vendit.

Krijimi dhe funksionimi i sistemit pluralist shumepartiak, do te kontriboje ne zgjidhjen e krizes aktuale ekonomike, politike dhe kombetare ne te cilen gjenden qellimisht shqiptaret. Kjo eshte zgjidhja.

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com

Fajtoret

Kur e kritikoje zotin Bamir Topi, hidhet elita komuniste ne mbrojtje te tij duke argumentuar se fati ju kthye shqiptareve sepse Bamiri eshte i pari president i djathte. Pse e mbron elita komuniste zotin Bamir? Sepse Bamiri eshte njeriu i tyre.
Tek shkrimi "sikur te isha Ramiz Alia" argumentova se perse Ramizi zgjodhi Berishen si Kryetar te Partise Demokratike. Me poshte shkurtimisht do te argumentoje se perse i duhej PD-se Pjeter Arbenori, Xhozefina Topalli, Bamir Topi....
Kur PPSH-ja krijoi PD-ne dhe vuri ne krye nje nga ekstremistet komunist si Sali Berisha dicka nuk shkonte. Kush do te besonte se PD-ja ishte nje organizim i pavaruar, spontan dhe per me teper opozite e PPSH-se ? Asnje, as brenda dhe as jashte vendit. Problemi i besueshmerise u mendua te tejkalohej me maska. Duhej gjetur nje maske e djathte . Dhe ashtu u be. Maska sherbyese e PD-se e ka emrin Pjeter Arbenori, Xhozefina Topalli, Bamir Topi…
Te detyruar por edhe duke e pranuar rolin e maskes kundrejt nje shperblimi, te siperpermendurit shiten gjakun dhe idealet e te pareve.
Duke marre parasysh demin faktik qe shkaktuan, ata jane pergjegjes edhe per tragjedine e sotme kombetare. Sot Vendi ndodhet pa alternativen e djathte. Sot ndodhemi nen nje sistem nje partiak (PD + PS = PPSH). Sot jemi ne vitin 1944-er.

Fajtoret jane Pjeter Arbenori, Xhozefina Topalli, Bamir Topi… qe bene rolin e maskes dhe sabotuan krijimin e te djethtes se vertete shqiptare.

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com