everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Saturday, January 21, 2006

Inetrviste me zotin Haxhi Dauti

Ndodhem ne hyrje te Komisariatit Nr. 5 ne pritje per te intervistuar zotin Haxhi Dauti prej Babruje. Isha vete deshmitar i ngjarjes kur policia prangosi te siperpermendurin dhe se bashku me lopen e tije qe nuk te linte dyshim se ishte shtatezane e futen ne furgonin e forcave speciale dhe vetetimthi e me sireant deri ne qiell qe te shtinin friken u larguan nga vendi i ngjarjes. Gjithshka ndodhi perpara zyrave te perfaqsise se Komunitetit Europian. Misterioze, pra misterioze….

Ja ku po del Babrujasi Haxhi me kullaro dhe cizme llastiku se bashku me lopen e tije ne ballin e se ciles ne shiritin jeshil me ngjyre blu eshte shkruar “E kemi Shqiperine si gjithe Europa”.
-Zoti Haxhi Dauti si munde ta shpjegoni prezencen tuaj para perfaqsise se Komunitetit Europian ne momentin e arestimit?
-Se pari dua te qartesoje se une prej kohesh quhem Hanss Davidson dhe jo Haxhi Dauti dhe kesaj i thone rinovim ne forme, se ne permbajtje une jam qe jam i rinovuar. Keshtu pra une Hanssi se bashku me Izabelen…
-Me falni per nderprerjen Zoti Hanss po kush eshte Izabela, se nuk pame person te dyte te arrestohej nga policia?
-Izabela eshte lopa ime shtatzane qe filloi te kishte dhimbjet e barres c’ka me detyroi te paraqitem urgjentisht, se bashku me te ne zyrat e Komunitetit Europian.
-Po mire zoti Hanss, nuk do te ishte me e udhes qe juve te paraqiteshit se bashku me Izabelen ne Maternitetin e kafsheve ose ndoshta ne Ministrine e Bujqesise ose tek e fundit para zyrave te Kryeministrise? C’hyne ketu Bashkimi Europian?
-Degjo! Si ta thone ti gazetar?
-Petrit Kola.
-E para ndroje emrin po do te besh hajer. Pedro Korales te shkon shume, dhe gazetes “E Verteta” ndroja ne “Veritas”.
-Faleminderit zoti Hanss. Kjo nuk me kish vajt ne mendje.
-Pra degjo ti Korales i “Veritas”. Juve mendoni se ne nuk marrim haber nga dynjaja, por eshte pikerisht e kunderta.
Me thuaj mua kush vendos per mbikalimin tek “Zogu i Zi”? Europianet. A nuk ishte PS-ja dhe Edi Rama qe u ankuan per ate problem dhe hopa ata Europianet feksen, e thirren Salen dhe ky na beri dhe autokritike ne shtype per Policine Ndertimore. Rreforme premtoje…
A nuk jane europianet qe do shqyrtojne dosjet e te pushuarve nga administrata?
Kur PD-ja ishte opozite, a nuk vente Sala ne Strazburg dhe ankohej per PS-ne dhe tani eshte e kunderta?
A nuk jane europianet qe na i organizojne dhe na i certifikojne zgjedhjet parlamentare e locale si te drejta dhe te shtrembera?
Me qe ra fjale per zgjedhjet po te duan ata me bejne mua kryeplake te fshatit Babru. Aman, vetem po te duan…
Po ligjin e zgjedhjeve nuk na e beren ata dhe tani na kane vene si detyre qe te bejme nje tjeter?
Po kushtetuten kush na i hartoi? Vete…? Jo, jo. Ishin europianet qe na e hartuan dhe miratuan dhe tani na udhezojne te bejme ca ndryshime. E keshtu me radhe, e me radhe, e me radhe….
He pra e shikon ti zoti Pedro Korales i “Veritas’ si jane punet dhe kush vendos? Materniteti i kafsheve, ministria dhe kryeministria jane kote ose le ti bejme qejfin dhe ti themi se jane ndermjetsa te Bashkimit Europian. Nga ana praktike pse duhet qe une me Izabelen time te paraqitem atje? Direkt, direkt o vellai im Pedro. Direkt tek burimi, zyrat e BE. C’me duhet mua ndermjetsi, materniteti i kafsheve, ministrie e ku ta di une se c’fare…?
-Zoti Hanss Davidson c’keni menduar tashme qe policia shqiptare nuk ju lejon te kontaktoni europianet e Tiranes?
-Uauu…Pyetje eshte kjo?
-Po.
-Izabelen prej dore dhe ne Strazburg takohemi…
-Faleminderit per intervsten zoti Hanss.
-S’ka per se, ne Babrujasit jemi popull bujar…


Intervistoi Petrit Kola, ups…Pedro Korales
pojofree@yahoo.com