everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Wednesday, November 01, 2006

Idenditet mysliman

I nderuari Paul Tedeschini!
Do t’ja filloje me nje pyetje. Kush ne Shqiperi do te guxonte te ndalonte nje hebre te frekuentonte nje institucion publik per shkak te paraqitjes se tij te jashtme? Ja pra nje pyetje retorike...
Presioni ndaj paraqitjes se jashtme te myslimaneve nuk eshte i drejte, eshte i gabuar i pamoralshem, i turpshem sepse me fene po perpiqet te behet politike.
Mjekra dhe shamia eshte shenje fetare myslimane njekohesisht edhe zakon ndoshta dhe vlere universale. Ne se ju do te shikoni nje femer me perce per shembull, juve do te thoni se ajo eshte myslimane. Pse? Sepse juve e dini se ajo veshje i takon myslimaneve. Ne se shamija nuk i takon myslimanve sic pretendoni ju atehere lejojini te frekuntojne shkollat me veshjet qe personat deshirojne. Juve ne ditet e sotme po lejoni ne shkolla c’veshjet dhe ndaloni veshjet. C’fare te keqe do ti sillte veshja e femrave popullit shqiptar?
Zakonet, traditat jane pjese e idenditetit te popujve dhe veshja e grave me nje stil te caktuar perben nje pjese te identitetit mysliman. Jo cdo gje eshte e shkruar sepse po te bazohemi ne kete parim i bie qe Bibla eshte nje dicka e dyshimte sepse eshte shkruar 200-300 vjet pasi Jezus te kish lene Token.
Po ashtu sistemi juridik Britanik do te kosiderohej qesharak sepse nuk ka nje ligje baze por mbeshtet ne rastet e zgjidhjeve te meparshme, pra si eshte bere zakon bazuar ne moralin e kohes.
Juve keni te drejte kur thoni dhe profesoni qe rinia sote eshte me e lire ne zgjidhjet e saj. Atehere perse juve pengoni ate pjese te rinise qe ka zgjedhur te beje nje jete konservatore dhe favorizoni degjenerimin? A e dini se sa perqind e femrave shqiptare para martese abortojne femije? A nuk ju vjen turp kur shikoni qe me shume se 60% e femrave shqiptare vishen si prostituta? A e dini se sa perqind e familjeve shqiptare jane shkatruar ne emer te progresit dhe lirise se zgjedhjeve?
Mbetem ne pritje te pergjigjes tuaj.
Sinqerisht,
Petrit Kola