everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Monday, November 13, 2006

Hapini dosjet, shqiptaret kane mbaruar

Me rastin e semundjes se Fidel Kastros (revizionistit) lexova ne shtypin shqiptar nje artikull si lutje, si urim per vdekjen sa me te shpejte por me tmerr te diktatorit kubanez. Te them te drejten u habita kur morra vesh se autori ishte shqiptar dhe jo diaspora kubaneze ne Maiami, Florida.
I bera haber artikullshkruesit Edison Ypi pasi e pashe nga shkrimi shume te sekelldisur ti ofroja ndihmen time financiare per likujdimin fizik te Fidelit. Thashe ti bleja thika, arme, litar, municion, helm, te financoja udhetimin gjithashtu sepse sic lexova midis rreshtave te artikullit nje operacion sekret me ate qellim (likuidimin fizik te Fidelit) do te kryhej se shpejti nen drejtimin e artikullshkruesit.
Me gjithe perpjekjet e mia te perseritura per te komunikuar me Edison Ypi nuk pata rezultat kur dikush me tha se ai eshte nga ish te persekutuarit.
Insistova ne komunikimin me te, desha ti thoja te ruante pakes inat per ne Shqiperi, desha ti thoja se direkt njerezit e shtepise ti ka perdhunuar , vrrare dhe poshteruar Ramiz Alia me kompani ndaj ruaj pak inat dhe urrejtje per ta dhe kure te kesh mbaruar pune me R. Aline, ti drejtohej ishullit kubanez me misionin sekeret.
...
Do hapen dosjet do behet hataja, thone. Aspak e vertet. Shqiptaret kane mbaruar. Jane c’perfytyruar. I kane shitur idealet, nderin, endrrat,perpjekjet, gjakun e te pareve. Dosjet jane te hapura. Cdokush e di ne detaj ate qe ka ndodhur ne kurrizin e tyre por vazhdojne me ndergjegje ti sherbejne xhelateve te tyre dhe duke na u hequr me katolik se Papa, hedhin syte pertej nga Kuba, Koreja e Veriut apo Kina.
Hapini dosjet te bejme pak gallate. Asgje s’ka per te ndodhur.
Hataja eshte bere. Shqiptaret kane mbaruar.

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com