everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Friday, April 14, 2006

Po, po Gjergj Kastrioti eshte grek


T; Zoti Kola;- Si do ta komentonit tentativen greke per pervetesimin e idenditetit te Skenderbeut?

P.Kola;- Po, po… Eshte me se e vertete. Skenderbeu eshte grek dhe jo vetem kaq, por edhe Jezusi eshte greku Janis nga fshatrat e Athines. Ndersa profeti Muhamed eshte Mihalis nga Kallamata. Sa per Even dhe Adamin, (banoret e pare te Tokes) as qe mund te vihet ne diskutim e kunderta, sepse vorreza e tyre ndodhet brenda nje kishe greke e cila sherben edhe si qender e Globit.
Konfuci, ne fakt eshte nje emigrant grek nga Thesaloniku, emigruar ne Kine per te mesuar artin e pocerise, por qe cuditerisht u shnderua ne nje nga filozofet me te medhenj jo vetem te Kines por te te gjithe Botes.
Gandi, eshte me origjine greke, me prinder nga fshatrat e Kretes te cilet u gjenden ne Indi per te mbledhur fasule. Ne fakt Gandi (Grigoris) notin, e mesoi ne Krete kur kthehej me pushime tek toka e te pareve.
I madhi Nelson Mandela, eshte greku Nikos Mangas nga Glifadha qe per hire te humanizmit gjithe jeten e tij lyejti surratin me boje kepuce qe te mos dallohej nga populli te cilit i kushtoi jeten…
Ndersa idenditeti i vertete i Albert Anshtajnit eshte Aleks Haxhijanis nga lagja Kato Paticia me prinder te divorcuar. Dashuria e tij per fiziken lindi kur vogelushi luante me balla ne lagjet e Athines.




P.S. Pjese nga intervista e botuar ne revisten “Troc”