everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Tuesday, May 09, 2006

"Avokati i lirise"


Te them te drejten te qeshura me shkaktonin intervistat, e folura dhe gjestikulacioni i “avokatit te lirise”, (cilesim i Berishes). Se fundi pamja e tij prej macoku te nevrikosur po me shkakton vdekjen nga te qeshurat qe nuk po i permbaje dot. “Une jam luftetar, trim i terrbuar, une jam jurist, ideali per te cilin kam luftuar eshte demokracia dhe liria e tregut, une vdes dhe nuk beje kompromise me kushtetuten, Perendia me ka ngarkuar rolin e shpetimtarit te Shqiperise demokratike sepse mua ma thone Spartak Ngjela”. Keto jane deklarimet dhe nenkuptimet e “avokatit te lirise” .
Pra per; 1- Demokraci, 2- kushtetute dhe 3- ekonomi tregu, na e hengerka meraku avokatin.
Nuk e di per cilen kushtetute dhe demokraci e ka llafin avokati, por me sa di une kushtetuta ashtu si dhe zgjedhjet i jane imponuar shqiptareve.
Demokracia fillon tek liria e votes dhe ajo sistematikisht eshte vjedhur, biles grrabitur me arme dhe rezultati i eshte imponuar shqiptareve te gjore dhe avokati e ka pranuar “rezultatin”. Per c’fare demokracie po na flet ky Ngjela une se marre vesh.

Ekonomia e tregut …?! Ekonomi e tregut do te thote prone private. Ajo fillon dhe mbaron atje tek prona dhe mbrotja e saj. Ndoshta avokati e ka fjalen per vjedhjen, grrabitjen e pasurise, te prones, mundit dhe gjakut te shume brezave shqiptaresh.
Ata (perfshi avokatin) grrabiten pronen historike te para 1944. Ata grrabiten pasurine dhe pronen e krijuar gjate 50 viteve te komunizmit. Ata nuk ndaluan ketu, por me firmat piramidale grrabiten pasurine e re te krijuar me mundin e gjakun e emigranteve.

Hej, macok i nevrikosur, mos fol kaq seriozisht se do mbushim pantallonat nga te qeshurat.

Petrit Kola
pojofree@yahoo.