everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Monday, August 14, 2006

Isha ne Sarande

Vendosa dhe une te vizitoja “Perlen e Jugut”. E bukur, e bukur Saranda- me thonin.
U mahnita nga pozicioni gjeografik. Qyteti ne vetvehte ishte nje shemtire dhe mynxyre, i piste, gjithashtu. Plehra ngado qe te veje dhe ne ato pakez plazhe qe kishin mbetur pa u grrabitur.
Ne shetitoren buze detit vinte arome fekalesh, pasi atje derdheshin ujrat e zeza te qytetit. Televizioni njoftoi se fekalet ne plazhet e Sarandes ishin 17 here me shume se sa normat e lejueshme.
Ne qender te qytetit “e hedh Nanua perpjete” –me thane. Behej fjale per shatervanin te cilin, Fatos Nanua, e ngriti para zgjedhjeve parlamentare ne shkembim te votes qe do ti jepnin sarandiotet.
Jo shume larg nga ku Nanua e hidhte perpjete ishte “Gjigandi i Rodit”, sic e quanin banoret. Nje ndertese banimi, shemtira e shemtirave, ngulur mu si hu ne qytet , te jepte pershtypjen, ne kompleksitet me qytetin ne terresi, si nje direk anije ngelur pas shkatrrimit te vaporit te drunjte nga fortuna, apo ndonje kasolleje gjigande.
Lypsare dhe kusare me shumice. Shume veta ushqeheshin duke peshkuar ne kazanet e plehrave.
Pak vizitore, shume restorante. Cmimet ishin ne qiell. Si rezultat, ushqimet e mbetura fuskosur me ereza qe te mos ndihej era e vjetersise. Hengra, s’kisha nga t’ja mbaja. Dhe pas gjysem ore me filluan te therrurat ne bark.
Ku te veja une i ziu? Ju drejtova banjave publike me vrap.
Stop- me ndalon dikush tek hyrja.
Vertetimin ose deklaraten – me thote.
C’eshte kjo gje? Une dua te perdore halene- i thashe.
Rruga per ne hale kalon nga minoriteti grek- me thote.
Kerkova shpjegime.
Me thote se vertetimi leshohet nga nje greko-amerikan, komandanti per clirimin e Vorio Epirit, Nikolas ja thone atij. Vretetimi, ne se e shtie ne dore, tregon se jam person grata per ta perdorur halen.
Kalova ne variantin e dyte, do te firmosja deklaraten qe ta jipte roja i haleve, por ajo ishte ne greqisht. Keshtu nuk e bera as ate se nuk dija se c’do te firmosja.
Fola me qeverine, ia qava hallin tek linja e antikorrupsionit.
Me thane se ata nuk dine greqisht dhe nuk mund te me thonin gje per permbatjen e dokumentos, por me paralajmeruan te mos beja ndonje zullum sepse greqishtja ishte bere gjuhe zyrtare dhe do veja brenda.

Falenderimet i takojne “ Omonias” qe me dha nje vertetim ne greqisht.Ju drejtova haleve me nxitim. Stop- me thote roja. Ishte me te futur. Vertetimi thoshte qe isha person non grata per te perdorur halen publike te qytetit te Sarandes.
O Zot shpetim –thirra me te madhe.
Kerkova ndonje shkurre. Bah, e pa mundur, nuk kishte siperfaqe te gjelberuar, beton dynjaja nga te hidhje syte.
Por me ne fund me ndriti zgjuarsia dhe thashe:- Ujrat e zeza derdhen ne det. Pse nuk ja keput shkurt, direkt ne det-thashe. Dhe ashtu bera.
O Zot, Sa u clirova!

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com