everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Friday, October 29, 2010

I ftoj shqiptaret

Ftoj shqiptaret ku do qe ndodhen ta shohin videon e vizites se Presidenit Amerikan Xhorxh Bush ne Shqiperi . Vizite qe rastisi ndoshta me diten me te rendesishme per shqiptaret etnik dhe i pa shoqeruar nga zyrtaret e Tiranes!

http://www.youtube.com/watch?v=ZfwTcZ3Yxs8&p=32CBA6C5B7205FD0&index=7&feature=BF


I ftoj shqiptaret ku do qe ndodhen ta lexojne letren e hapur qe Kryetari i Partise Shpresa Demokrate ja drejtoi Ramiz Alise.

http://www.tanmarket.com/php/modules.php?name=News&file=article&sid=2299

I ftoj shqiptaret ku do qe ndodhen ta lexojne edhe letren qe Kryetari i Partise Shpresa Demokrate ja drejtoi Ilir Metes dhe te meditojne per ngjarjet e sotme dhe te ardhmen e tyre...

Zoti Ilir Meta,
Patriotat e veretet kane qene dhe jane ne sherbim te Atdheut pavarsisht se ku ndodhen. Vigjilente, neve nuk na ka shpetuar dhe shpeton asgje kur behet fjale per inetresat madhore te Shqiptareve. Neve e dinim se si flinte dhe c'fare hante Enveri. Neve veshgojme cdo milimeter dhe cdo sekond te trojeve shqiptare. Gjaku i martireve shqiptar dhe plaget e mija nga atentatoret e kuq nuk kane per te shkuar dem. Eshte Partia Shpresa Demokrate ajo qe vendos dhe vulos per fatet e Shqiperise dhe jo ambasadoret e huaj pavarisht se ciles ngjyre i perkasin. 40 vjete te jetes time jashte Atdheut kane qene ne sherbim te kombit dhe fitores se demokracise ne rang nderkombetar, e keshtu do te jete deri sa ta kemi frymen. Fajtoret do ti veme para pergjegjesise.
Zoti Meta!
Nje milion shqiptare, te rinje te reja intelektuale, shpresa e kombit iken me lote ne sy duke kapercyer malet me bore, care detet me gomone. Gomonet qe i perkisnin dhe i perkasin halabakeve qeveritare e politikane. E ndersa foshnjate qanin per buke, dallgat ja rrembenin foshnjat nenave te pa ngrena e te pafuqishme. Fatkeqet perfundonin ne fund te detit si ushqim per egersirat.
Mos keni ndermend te mirni persiper keto krime dhe tragjedi zoti Meta? A mos ndoshta e harruat 1997-ten dhe Gerdecin e qellimshem? Dhe sa shqiptare do te vriten zhduken maleve dhe deteve?
Pyetje elementare zoti Meta; A keni stomak te gelltisni dhe supe te forta te mbani te zezat dhe te hidhurat e 19 viteve te Sali Berishes? A mendoni se Jozefina Topalli ju a ka harruar perleshjet mbi tavolina dhe Sali Berisha ju ka harruar prangat qe i vute? A nuk e dini juve se serbet jane ulur kembekryq ne shtepi, oborin e qeverise se emeruar Sali Berisha? A harruat juve shitjen e teritoreve shqiptare per nje euro familjes Fazllici, po faljen e 225 km/katror grekut a e haruat apo mos kini ndermend ti mirni te gjitha keto persiper?
Kasapana e Gerdecit ishte e qellimshme.., a mos eshte ajo prelud e nje simotre e 1997-tes ne ditet e sotme, por me te hidhur se ajo ? Po sikur te ndodhi, c'fare do ti thoni simpatizanteve te LSI-se?
Ku shkoi lufta juaj pa kompromis e dhembe per dhembe e deklarateve anti Berisha e anti Nano? Ciles periudhe i perket hipokrizia e LSI-se dhe tuaja personale? Juve dilni anti Berisha e anti Nano i djeshem por pro Berisha dhe pro Nano i sotem?!!! Cili eshte morali dhe parimi qe ju drejton juve dhe LSI-ne?
Zoti Meta!
Juve pretendoni se te huajt e tradhetaret i paska zene meraku u madh per sigurnine, stabilitetin, drejtesine dhe zhvillimin shqiptar e ju sygjeruan martesen martesen tuaj me doktor traziren, Sali Berishen. Ne se eshte keshtu perse nuk eshte permenduar asnjere emri i bukur i Camerise nga deputetet dhe qeveritaret? Perse nuk permenden qindra mijra e emigrantet praktikisht te perzene nga trojet e tyre ne Shqiperi, sikurse vellezrit e Camerise? Perse nuk kthehet pasuria dhe prona tek pronari i vertet? Perse juve deklaroni bashkqeverisje me qeverine e kriminale dhe antishqiptare te Gerdecit ne nje kohe qe procesi i zgjedhor nuk ka perfunduar e numerimi i votave vazhdon?
Une ju keshilloje te mos mereni me disa copra ambasadoresh e copra te tjere ballkanik e europian qofshin. Ata jane hici. Ata jane vetem per miliona eurot e xhepave te tyre qe nuk jane pasuria e Berishes, Nanos, Mediut... por jane gjaku i shqiptareve kudo qe ndodhen. Per 19 vjete milirda euro, sakrifice, mundi shqiptar kane shkruar ne xhepat e serbit, grekut, frengut juve kete duhet ta dini mire, ashtu sic duhet ta dini mire se qeveria e emeruar Berisha duhet dhe do te dali ne banken e te akuzuarave te drejtesise dhe historise. Juve ne cilin krahe do te gjendeni zoti Meta?
Juve zoti Meta dhe koalicioni te cilit kerkoni ti beheni pjese nuk munde te shuani endren e te pareve tane, Shqiperine ne kufijt e saj natyror ne zemer te Europes. Shqiptaret nuk do te lejojne qe nje kope te shiturish, pa parim e moral ti shuajne ata nga faqja e dheut. Ata do te cohen dhe do ta bejne fakt Shqiperine e Vertet.
Realiteti shqiptar se shpejti imponon qeveri teknike, me shqiptar me gjak shqiptari, me intelektual, patriota te vertet dhe jo me qeveritar te emeruara nga serbo-greket. Pas gjashte muajsh, ne zgjedhjet e reja qe do te organizohen dhe kontrollohen nga shqiptaret vota e tyre nuk do te vidhet, griset, manipulohet. Fjala e tyre do te jete ligj. Ata do te votojne per veten e tyre, familjet e tyre, per Atdheun, per bijte e bijat e tyre. Qeveria e dale prej atyre zgjedhjeve do te sjelle ndryshimin e vertet, ndryshimin ne dobi te Shqiperise dhe shqiptareve ku do qe ndodhen. Ne cilin kamp do t'ju gjeje ai moment historik zoti Meta?
Kryetar i Partise Shpresa Demokrate
Prof. Pellumb Pilinci