everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Sunday, August 06, 2006

Mesime


I tromaksuri, eshte Pasko Vako. Edhe ky eshte Dr.
Ky Dr-ja, Pasko Vako vazhdon te nxjerri mesime te vyera pamvarsisht nga mosha. Nje here e nje kohe na nxirte mesime ruse dha tani “amerikane” qe na i hedhe ne “Tirana Obser-Ver”, kete radhe me titull “Mesime nga amnistite e tatimeve”.
Mesimi qe ka nxjerre Dr-ja, Pasko eshte se perderisa jemi nje shoqeri de facto pa moral, ta ligjerojme edhe de jure dhe jo te perpiqemi ta rregullojme. Dr-ja, Pasko na thote se duhen falur gjithe kriminelat duke mos i kerkuar hesap se si e vune pasurine.
I tromaksuri Dr. Pasko Vako thote se ti kene hallall parate ata qe i morren dhe vrane Azem Hajdarin. Hallall ti kene parate e grekut edhe te serbit edhe ata qe dogjen Shqiperine ne vitin 1997. Hallall ti kene florinjte edhe ata qe vodhen thesarine shtetit. Hallall ti kene parate edhe vrasesit me pages. Hallall ti kene edhe ata qe skllaverojne dhe shesin femrat shqiptare per prostituta… hallall… hallall… hallall…
Mallkuar qofte ai qe mbron dhe sakrifikon per Shqiperine-eshte mesimi i fundit i Dr-se Pasko. Mallkuar qofte dhe i denuar me mjerim dhe varferi njeriu me moral dhe karakter… mallkuar… mallkuar…mallkuar…

I tromaksuri Dr. Pasko Vako,
Kur qeveria amerikane nuk mundi ti provonte Al Kapones krimet e bera, i gjeti cepin ne mos pagimin e taksave dhe e rrasi brenda. Nxire ndonje mesim nga ky fakt dhe na e beje te ditur ne ate “Tirana Obser-Ver”. Por e shikoje se ka nje ndryshim te madhe me rastin tone krahasuar me ate amerikan. Kriminelat shqiptar jane politikanet dhe pushtetaret tane. Ata duan te amnistojne veten e tyre.

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com