everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Friday, December 24, 2010

C'menduri


Fotot e diteve te fundit ku shfaqet Sali Brisha me djalin e Enver Hoxhes, Sokolin provojne jo vetem pikat por edhe presjet e mia te vendosura gjate 20 vjeteve, se Berisha eshte vegla me e talentuar dhe pasuria e vertete e klikes kriminale komuniste. Vegla dhe garancia e grabitjes dhe superpasurimit te klikes komuniste ne kurriz te Shqiperise dhe shqiptareve.
Per cudi duke pare keto foto shqiptaret kerkojne ngjalljen e Enver Hoxhes e ne te njejten kohe deshirojne vdekjen e sherbetorit te tij besnik Sali Berishes!!! E mua me kujtohet Reshat Arbana ne nje interpretim ku ai perserit; te c'mendur, te c'mendur, te c'mendur...!!! Si ka mundesi valle kjo gje? Berisha nuk eshte gje tjeter vecse dora e zgjatur e Enver Hoxhes, e ta kerkosh ate njekohesisht edhe te gjalle edhe te vdekur eshte pa kutpim, c'menduri-thote Reshat Arbana.
C'fare ka bere sherbetori i klikes komuniste qe i deshirohet vdekja? Ai i zbatoi pike per pike detyrat qe i kish ngarkuar PPSH-ja dhe Sigurimi i Shtetit. Ai me zellin dhe besnikerine e nje superqeni te bllokut ( vete thote bllok-qen) i superpasuroi ata ndersa shqiptaret vazhdojne te kullojne gjak. C'fare beri Berisha? Ku mekatoi ai?
Frymezuar nga procesi i superpasurimit te pronareve te tij, bllokqeni Berisha vendosi ti thyej zinxhiret e qenit sherbetor dhe te dale qen i lire e te kafshoje sipas deshires dhe interesit te tij. Kjo nuk ishte parashikuar ne kontraten qe qeni Berisha kishte bere me bllokun kriminal qysh ne vitin 1986-te ne vilen nr.4. Kjo ishte e pafalshme. Bllokmenat kriminela vendosen te hakmerren ndaj sherbetorit te tyre duke manipuluar turmat dhe ato therrasin Rrofte Enveri! Poshte Berisha!, e Reshat Arbana- vazhon te recitoje; C'menduri, c'menduri, c'menduri...

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com