everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Saturday, April 01, 2006

Kjo pune u be lemsh


Lemsh, lemsh fare. Nuk po di se c’fare titulli ti veje shkrimit…!?
1-“Vizite sekrete e shefit te kuadrit (Niko Gaxojani) te Shqiperise”…?
2-“Nikua therret ne raport vartesat e tije, qeveritar dhe politikane shqiptar”…?
3-“Mire se na erdhe mesuesi Niko”…?
4-“Oh na erdhi pagatori”…?
….
Pra te nderuar bashkombas shqiptar, e kam fjalen per viziten sekrete te shovinistit grek, Nikolas Gejxh, diteve te fundit ne Tirane.
Mos ju kishte genjyer mendja bashkombasit e mi se kishit votuar dhe ju a kane vershellyer voten? Mos ju kishte genjyer mendja se keni bere zgjedhje apo zgjidhje? Kryeministra te Shqiperise kane qene dhe do te jene dhe per nje kohe…, vetem ata qe viston ju a jep Nikua. Harrojeni voten demokratike. E keni pare se pas cdo legjistature interesat greke kane avancuar gjithemone e me shume ne Shqiperi ne kurizin e shqiptareve. E nisem me nje uzurpator grek, Janullatos … dhe deri me tani jemi me me shume se 85% e ekonomise shqiptare ne duart e grekut, shkolla greke po na hapen anembane Atdheut…. E nisem me nje fare dinjiteti dhe krenarie kombetare qe tashme jane pothuajse te grabitura dhe dhunuara plotesisht…
Nikua na therret ne raport Salen, por edhe Nanon, Meten na e keshillon… dhe gara vazhdon, se kush do ti sherbeje me mire grekut ai do jete kryetari i qeverise shqiptare. Fituesi i sotem na qenka sharlatani Sale, qe ne qurravitje e siper si femije kopshti beri autokritike para mesuesit te tije Niko, se sa gabim ishte qe te ndiqje ligjerisht te pestet, spiuna ne sherbim te grekut.
Shqiperin e mori greku, shqipetar,
Shqipetar mos ri po duku, shqipetar…

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com
1 Prill 2006

P.S Ne foton e mesiperme, ne te djathte, Nikua me Gramoz Pashkon ne Kongresin Amerikane kerkojne te provojne persekutimin nga ana e shqiptareve te minoritareve greke ne Shqiperi. Ne te majte te fotos anetar te Liges Qyetare Shqiptaro-Amerikane provojne te kunderten.