everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Sunday, December 17, 2006

Replike

Zoti Ermal, Frasheri,
Avokat, Kandidat per doktor ne Harvard, ty ta zgjate Zoti jeten se kisha kohe pa qeshur me te madhe. Shkas u be artikulli yt tek Koha Jone e dates 14/12/2006 me titull "Pseudo patriotizmi, thirrje per reflektim" te cilit i vura nje zero me xhufke ne forme dhe ne permbajtje. Sidoqofte, me zgjove kujtime te mira te nje seminari ku lektori gjerman na u prezantua me emer dhe mbiemer, vendlidje, datelindje, anetaret e familjes me fotografi, vendin e punes , rrogen etj...
Ne se juve do te benit prezantimin e gjermanit, te na tregonit prejardhjen tuaj, menyren se si perfunduat ne Harvard dhe kush te financon..., shkrimi dhe xhindosja juaj do te ishin lehtesisht me te kuptueshme edhe per publikun ne teresi.
Le te hidhemi tek shkrimi.
Juve na pretendoni te na flisni per patriotizmin por vetem per ate nuk na flisni (paragrafi i pare) "Patriotizmi lidhet me ndjenjen...." thoni juve pa shpjeguar cili eshte ai. Juve nuk na jepni ndonje perkufizim, kuptim apo shpjegim te tij. Ju na e paraqisni lidhesen me te rendesishme se vete kepuca. Biles per ju kepuca nuk egziston...
Pa e ditur se perse flet, menyra se si shkruani ju me kujton nje tekst ku thuhej se "filxhani i cajit eshte me i madhe se filxhani i kafese dhe rrjedhimisht filxhani i kafese eshte me i vogel se filxhani i cajit" dhe brockulla te tjera te tipit "patatja eshte edhe buke edhe gjelle".
"Patriotizmi eshte dashuria dhe perkushtimi ndaj nje vendi", kete mbaje shenim dhe mos harro , thuaja edhe "profesorave" dhe "figurave" gjate takimeve tuaja (ashtu pretendoni ju ne shkrimin tuaj) me ta ne Harvard. Se cilin vend keni zgjedhur ju per dashuri dhe perkushtim, kjo eshte nje ceshtje tjeter...
Ne paragrafin e dyte juve i vini rrotull idenditetit (ketu eshte halli juaj) por pa e sqaruar edhe ate dhe na del ne te tretin, te katertin , te pestin paragraf me merakun tuaj te vertete se shqiptaret e jugut jane greke dhe nuk duhet ti kundervihen botes qe i rrethon, Greqise. Juve e quani rezistecen shqiptare pseudopatriotizem. Ne kete rast juve jeni i sinqerte me vetveten sepse juve flisni nga pozitat e nje patrioti shovinist grek.
Padituri ose injorance (evropiance tingellon me mire, megjithate evropoinacet perfshi edhe greken e kane origjinen nga gjuha pellazge) rrezatoni ne paragrafin e gjashte kur pretendoni per patriotizem komunist 50 vjecar dhe per rrezim te komunizmit pas 1990-es.
Gjate 50 vjete komunizem patriotat dhe nacionalistat u zhduken ose u burgosen si armiq sepse ne vend mbizoteronte ideologjia e internacionalizmit ( internacionale do te jete bota e re ) ndersa rregjimi diktatorial pjese e te cilit jeni, nuk u rrezua por vurri maske per te sunduar ne rrethanat e reja.
Sado qe perpiqem qe te jem doreleshuar me ju te Harvardit, vetem genjeshter dhe shpifje mund te cilesohet paragrafi i nente ku pretendoni se ne shenjester eshte besimi ortodoks, mohimi i vlerave kristiane, ksenofobi ndaj fqinjeve, goditje ndaj figurave.... (Ne kete paragraf juve jeni pa maske, nje patriot grek)
Ne fakt ne shenjester dhe mohim total jane shqiptaret dhe kontributi i tyre ne historine e njerezimit, ne shenjester eshte besimi mysliman tolerant shqiptar, ne shenjester eshte kisha ortodokse shqiptare e Fan Nolit, ne shenjester jane vlerat shqiptare. Viktim e shovinizmit grek kane qene dhe jane shqiptaret...

Per c'fare figurash e keni fjalen se po sulmohen? Une di qe po mbrohen me vetmohim nga sulmet greke figura si Skenderbegu, Fan Noli, Faik Konica, Gjergj Fishta, Pasko Vasha, Papa Kristo Negovani, Naum Veqil Harxhi etj etj... A mos ndoshta e keni fjalen per Janullatosin.

Me kodim keni shkruar kercenimin ne paragrafet e meposhtme qe vijojne duke thene se rruga e Shqiperise per ne Europe dhe NATO kalon nga Athina. (Kryeministrat dhe ministrat grek kete e kane thene hapur) dhe kundershtaret e kesaj politike (orientimi) do ti hedhi ne nje det acidi sulfurik ndaj duhet te vazhdojme reformat thoni juve, pa i cilesuar.
Une ju pyes cilat jane ato? Hapja e shkollave greke? Zaptimi i kishes ortodokse shqiptare te Fan Nolit nga greket? Nderrimi i kombesise shqiptare ne ate greke? Leshimi i traditave dhe kultures se lashte pellazge? Shitja e eshtrave te te pareve per eshtra shovinistesh greke? Rregjistrimi i 500 mije shqiptareve si grek...etj?

Me pas na flisni per vlerat te cilat duhen perqafuar per te bere perpara por, pa ne thene se cilat jane ato dhe une pyes; Mohimi i vetvetes, pabesia, hipokrizia, nenshtrimi, lepirja e sahaneve, kolonizimi, copetimi dhe shfarosja e popujve...? A mos e quani vlere shfarrosjen ne Greqi te me shume se 80 perqind te popullsise cifute atje? Grabitjen e Camerise dhe me gjere nga ana e grekeve, a mos klasifikohen si vlera?

Zoti Ermal Frasheri
Avokat, Knadidat per doktor ne Harard
Une ju ftoje ne debat publik per cdo ceshtje konkrete qe juve do te deshironit. Debati te zhvillohet edhe ne Harvard ne se deshironi ne prani te "profesorave" dhe "figurave" qe ju shpesh i takoni dhe nepermjet jush trasmetojne porosira per popullin shqiptar.

Sinqerisht
Petrit Kola

P.S Shpresoj se "Koha Jone" do te jete e pa anshme dhe duke bere te mundur publikimin e replikes time do te paraqesi te dyja anet e kendveshtrimit.