everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Friday, October 13, 2006

Te hapen apo te mos hapen?

Mendoje se demokracia nuk duhet te jete “derre ne thes”. Transparenca duhet te jete boshti kryesor i saj, ndryshe populli nuk mund te qeverise nepermjet procesit te votimit ashtu sic duhet te ndodhi ne sistemet demokratike.
Bazuar sa me siper, vazhdimisht kam kerkuar qe te behen publike dosjet e personave publike, politikane, qeveritar, prokurore, gjyqtar, gazetar, drejtues te OJQ-ve... dhe me furri jam kundershtuar dhe kercenuar per pikpamjen time mbi kete ceshtje.
Spiunat e kane doren e gjate. Ata arriten te fshine postime edhe tek forumi Zeri Yt ne temen “Le ti drejtohemi Parlamentit Shqiptar”, ku behej fjale per ndermarrjen e nje iniciative drejtuar parlamentit shqiptar per berjen publike te dosjeve te personave te siperpermendur. Bross, qe banon ne Kanada i cili e ka takuar “rastesisht” Kadarene dhe Helenen ne aeroportin e Rinasit, ishte me i terbuari me postimet hapur por edhe me mesazhe dhe e-mail pas shpine (zanati i vjeter). Te ziun e vret drita. Ndaj beje thirrje qe ta kuptojme sforcimin e tij,se e bene nga sikleti.
Por c’ndodhi dhe c’po ndodh?
Ashtu sic e kam permendur edhe tek shkrimi “Interviste me Kryeministrin Shqiptar”, dosjet kane sherbyer per te manipuluar shoqerine dhe ngjarjet ne Shqiperi. Tashme rezultati dihet, ne dem te Atdheut.
Ashtu si rezimi i komunizmit ne Shqiperi edhe hapja e dosjeve nga PD-ja dhe PS-ja ishte nje farse. Ne fakt dosjet u zhduken per disa dhe per te tjere u manipuluan. Thuhet se ne krye te Komisionit per verifikimin e pastertise se Figurave (Komisioni i hapjes se dosjeve) eshte nje fare Bezhani, nje ish person me dosje, pra nje spiun pikerisht per ta terhequr nga kapistalli ne drejtimin e paracaktuar.
Sot une falenderoje Komunitetin Europian qe vendosi te plotesoje kerkesen time te qemotshme.
Pra urdhri i sotem per denimin e komunizmit dhe hapjen e dosjeve erdhi prej andej, Europes dhe nuk eshte nje iniciative e Berishes dhe e PD-se sepse Berisha ka deklaruar te famshmen e tij “Bashkefajtor dhe bashkevuajtes”, keshtu qe mos prisni gje nga ky proces.
Faleminderit Europe!
Por ne se ju vertet pretendoni ate qe kerkoni” denimin e komunizmit” transparence demokratike, mos certifikoni referendume dhe zgjedhje te manipuluara, sepse do te pesoni fiasko si deri me tani me laro te tipit Nano, Berisha, Godo,Moisiu, Xhuveli, Fino, Ceka, Majko, Meta... Jane te tjere ata qe stabilizojne Shqiperine, denojne komunizmin, hapin dosje...

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com