everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Tuesday, November 04, 2008

Amanet zotina Mero Baze!

Lexova shkrimin tuaj te dates 4 Nentor 2008 (Poshterimi i opozites) dhe vendosa te te shkruaj nja dy gisht leter. Mendoj se kjo eshte letra e fundit qe po te shkruaj pasi ne 28 Nentor 2008 mua kane vendosur te me vrasin me hanxhar.
Pra ne 28 Nentor zotnia Mero nje person qe shkruan tek Koha Jone me nofken Fatkeqsia Kombetare ka vendosur te perdore mbi mua hanxharin qe ka disa muaj qe po e mpreh. Ai me thote se prêt vetem urdhrin e heroit komebtar, doktor Berishes per te ma hequr koken. Ai me thote se edhe sikur une te futem andej nga kam dalur ai do te me gjeje dhe do te beje ata qe kane bere greko-fanariotet mbi grate shqiptare duke ja care barkun me hanxhar dhe bajonet.

Une nuk e di kur do te vdisni juve zotnia Mero, biles nuk kam asnje ide ne se Doktor Berisha ka dhene urdher per likujdimin tuaj fizik.

Por le te kthehemi tek artikulli per te cilin e kisha fjalen, “Poshterimi i opozites”. Ai me beri te guxoje t’ju drejtohem juve.
Ne ate artikull juve thoni se opozita eshte e papergjegjshme dhe dembele dhe kaq!!!
Vertet? Vetem kaq?
Zotnia Mero Baze ne keto dite te fundit te jetes time jeni i lutur te ktheheni 100% ne rrugen e Zotit. Ky eshte amanet. Juve keni filluar dhe ju lumte per te, por te justifikosh pergjegjsite kriminale te opozites duke e quajtur vetem te papergjegjsheme pasive dhe dembela tregon se juve munde te ktheheni serish ne stanin e Djallit.
Jo zotnia Mero, opozita eshte njesoj pergjegjese per gjendjen katastrofike ku gjendet Vendi sikurse edhe pozita. Edi Rama eshte i barabarte me Sali Berishen. Ata jane ortaket pronar te Shqiperise te cilen kane kohe qe po e coptojne, shesin, perdhunojne…sikur ta kene cifligun e tyre.

Ja pra Zotnia Mero ky qe meraku dhe amaneti im para se te mbyll syte nga hanxhari i Fatkeqsise Kombetare i cili eshte ne pritje te urdhrit te Heroit kombetar, Doktor Sali Berishes.
Cilesoi gjerat ashtu sic jane zotnia Mero pasi juve e keni njohurine dhe aftesin dhe une do te iki i qete per ne boten tjeter.
Amanet…

Petrit Kola