everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Thursday, December 21, 2006

Me i miri eshte shqiptari i vdekur

E pyeta personin qe e takon shpesh Kadarene per qendrimin e ketij te fundit ndaj "Enigma" (idenditetit te shqiptareve) te Robert d'Angely si nje ceshtje qe percakotn thelbin e identitetit, apo si mjeti qe ndan shapin nga sheqeri ? Me thote se, Kadareja ka frike te jape opinion sepse Franca eshte kundra asaj, "Enigmes".
C'fare...? Kadareja ka frike te shprehet ne Europen e "lire"? Ai nguron te ushtroje te drejten e fjales ne boten e "civilizuar" franceze, ne Europe? Apo eshte i paguar qe te heshte, te manipuloje?
Pak rendesi ka, por Franca historikisht ka qene kundra shqiptareve. Pa te, ndarja e Shqiperise midis Greqise dhe sllaveve do te ishte e pamundur dhe ajo nuk e ka ne plan te beje qofte edhe nje pushim, te marri pakez fryme, por e vendosur vazhdon derisa te likujdohet edhe i fundit i shqiptareve (problemi i Mitrovices eshte problem krijuar nga francezet). Perse...???
C'fare...? Franca do te na marri ne gjirin europian, te na integroje? Na do shume? Ashtu sic ka bere me djalin e Azem Hajdarit pasi do te sigurohet se djali nuk do te ndjeki gjurmet atdhetare te babait te tij... Apo ka ndonje motiv tjeter? Ndoshta jam i gabuar...
Kot, me qe ra fjala,cili eshte qendrimi francez per vrrasjen e Azem Hajdarit...?
He, hu... Le te vazhdojme.
Harrojeni idenditetin, perqafoni integritetin, na thote europa.
Megjithe mend? Perse nuk e aplikon kete teori (integriteti kundra idenditetit) per veten e tyre por vazhdojne qe te hapin qendra kulturore kudo ne bote per te perhapur gjuhen dhe kulturen e tyre, nderkohe qe shqiptaret po perpiqen qe ti shnderrojne ne greke dhe sllave duke ja mohuar Kosoves Pavarsine dhe jugut te Shqiperise imponuar kombesine greke nepermjet terrorit te urise me ndihmen e shpirtshiturve dhe sahanlepiresve, politikaneve shqiptar.
Shqiptar i mire eshte shqiptari i asimiluar thote treshja greko-sllavo-franceze dhe me i miri fare eshte shqiptari i vdekur.
Mua me kane planifikuar per me te mirin...Nuk me behet vone...

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com