everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Tuesday, February 14, 2006

Me te fundit e Bibles


Nje grup shkencetaresh dhe klerikesh kristiano-cifute kane dhene te rejat me te fundit nga studimi i dokumentit te shenjete, Bibel.
Behet fjale per parashkimin e te ardhmes qe eshte fundi i jetes tokesore.
Per cudine e te gjitheve atje ka dhe shenja shqiptare qe parashikojne fundin e botes.
Sipas radhes por jo sipas rendesise lexojme se, emerimi i Stefan Cipes si Minister Rendi eshte nje nga shenjat, por me katastrofikja eshte Bashkim Fino, Kryeminister. Te qenurit e tyre si deputet jane shenja te destabilizimit rajonal dhe jo gjithesor.
Po punohet per te vertetuar origjinen e idiotllekut te tyre, sepse i kane te bollshme si shenjat e idiotllekut te lindur dhe atije te fituar.
Do t’ju mbajme ne korent te zbulimeve.
Nga i derguari i te “Verteta” ne token e shenjte.
Petrit Kola
pojofree@yahoo.com
2/14/06

Nepravishta,rregjistrimi dhe deshmia nen torturr

Natyrisht qe nuk jame kundra protestave, biles une do te thoja qe duhen qelluar me gure, veze dhe domate te prishura politikanet dhe zyrtaret tane. Per domatet dhe vezet e prishura me duhet te mendoje perseri sepse si na i kane katandisur Shqiperine, do te na duhet ti perdorim si ushqim…
Pra shume e drejte eshte te protestosh per munges dritash dhe uji. Dhe une cuditem se si ai milet e mbane mendjen ne koke dhe nuk del cdo dite ne shesh qe te kerkoje ndryshim apo te c’fryje dufin te pakten.
Po, po uji thashe me larte… Kjo e fundit (uji) ndodhi ne Nepravisht dhe jo si proteste por si nje shfaqe teatrale greko me kukllat e tyre shqiptare e kalkuluar qarte per konsum rajonal dhe nderkombetar qe te sjelle apo kerkuar perfitime politike dhe gjeopolitike. Shfaqet e meparshe “Te pestet spiunat minoritar” dhe “Zvarritja e priftit greke ne Gjirokaster” me gjithse me rezultate te kenaqshme nuk dha ato te deshiruara ndaj duhej rigjalleruar tradita teatrale qe te cohet pune deri ne funde. Kete radhe ne Nepravisht sic permenda me larte, titulluar “Uji”.
Filla pas shfaqes “Uji” presidenti grek Papulias na i beri te qarte qellimin e teatrit qe eshte rregjistrimi i “minoritareve”. Urdher ky per zotin Berisha bere publike nga ai vete ne intervistat dhene medias.
Ohhh, rregjistrimi zoti Berisha.. Ky na qenka dhe nje nga qellimet e barbarise ekonomike 16 vjecare aplikuar nga ju dhe Nano mbi Shqiperine dhe shqiptaret?
Rregjistrimi i shqiptareve te raskapitur dhe uritur, kjo eshte loja?
Renimi ekonomik, urrija apo kercenimi me uri jane torturat me te renda dhe barbare, ndaj deshmia e marre nen kete situat nuk ka fuqine e proves jurikike, sepse ato jane deshmi nen torture.
Pergatitu forte zoti Berisha. Fillo kurse kualifikimi me juristat greke sepse s’do ta keni te lehte te na i shisni tradhetine juridikisht.
Dhe dicka zoti Berisha me kompani:- Disa kane planifikuar te rregjistrohen si kineze dhe do te kerkojne statusin e minoritetit dhe pse jo autonomi apo dhe federalizem…
Oh sa ja keni nxitur imagjinaten miletit. Federata shqiptaro-greko-kineze…
Ha, ha, ha. Interesante kjo e fundit.
Petrit Kola
pojofree@yahoo.com
2/14/06