everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Tuesday, December 12, 2006

ASNJE NE VOTIME!

Oh, oh...Jo, jo... Kjo nuk eshte absolute.
“Halla” e Genc Pollos, zonja Doris Pack mund te vije nga Europa per te votuar per “nipcen” (kukullen) e saj qe te sigurohet se ai do te vazhdoje grabitjen dhe shkaterrimin e Shqiperise ashtu nen gjurmet e gjyshit te tij ( ushtarit te Greqise).

Kur them “Asnje ne votime!”, e kam fjelen per shqiptaret, dhe jo per te gjithe ata, por per pjesen qe i ka mbet sado pakez dinjitet, nder, krenari dhe mendje ne koke.Te shiturit do vene dhe le te vene te votojne per interesat e tyre personale, te kunderta me ato te Shqiperise.

Asnje ne votime!
Por grekerit dhe serbet jane te lire te vine ne Shqiperi dhe te votojne sepse shteti shqiptar i ka sherbyer dhe i sherben vetem interesave te tyre. Qeverite dhe politikanet tane jane vegla te te huajit qe i paguan me flori dhe dollare, prandaj grekrit dhe serbet te vine te votojne per te mbrojtur interesat dhe inevstimet e tyre sepse ata jane ne fund te fundit pronar te qeverive shqiptare dhe e drejta e prones eshte e shenjte sepse eshte blere me valute.
Ndoshta , ndoshta, do te ishte e udhes qe kutite e votimeve te cohen ne Greqi, Serbi, Mal te zi, Maqedoni, Europe, per ti mbushur se keshtu procesi i “votimeve” ne Shqiperi do te ishte me ekonomik dhe me i sinqerte.
...
Votimet shqiptare sot? Njesoj si ne kohen e Enverit, nje fars. Votimet ne te vertete jane emerime. Emerime bere ne ate kohe nga Kominterni komunist Lindor dhe Komitetit Qendror i Partise ndersa sot nga Kominterni greko-serbo Europiano demokratik... dhe sahane lepirsat e tyre shqiptar.

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com