everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Sunday, September 23, 2007

Ndaj Greqia nuk i debon shqiptaret

Prej kohesh Greqia ne bashkpunim me kolaboratoret, politikane dhe qeveritar shqiptar ka bere santash nepermjet faktorit "emigrantet shqiptar ne Greqi" duke e u perpjekur te terrorizoje psiqiken popullore shqiptare.
Kohe pas kohe kercenohen shqiptaret emigrant ne Greqi se do te debohen nepermjet operacionit "fshesa" dhe ashtu te tmerruar ata dhe familjet e tyre jetojne me ankth qysh nga vitet 1990-te.
Valle perse ky operacioni "fshesa" nuk cohet deri ne funde? Ata te cilet endrrojne kepuce me lekuret tona per se na e bejne kete "te mire"?
Ne fakt raportet paraqiten te permbysura. Shqiptaret e kane ngrene "sapunin per djathe" apo jane "mbytur ne nje luge uji". Eshte interesi shumedimensional dhe jetesor i Greqise ai qe bene mbajtjen e emigraneteve shqiptare atje dhe jo e kunderta. Interesi i Shqiperise dhe shqiptareve eshte i kundert. Emigrimi ne Greqi per ne eshte nje fatkeqsi kombetare, ndaj kush te mundi dhe sa me shpejt duhet te largohet prej andej, te kthehet ne Shqiperi ose te emigroje ne vendet te tjera.
Me debimin e emigranteve shqiptare, Greqia e ka humbur luften finale, ate ekonomike, te idenditetit dhe ndoshta edhe te egzistences...
Kjo eshte arsyeja se perse operacioni "fshesa" asnjehere nuk do te finalizohet por thjesht do te mbetet nje krecenim qesharak per te manipuluar shqiptaret.

1-Ne se debohen shqiptaret nga Greqia ekonomia greke ka per te perjetsuar pasoja katastrofike.
Ishte dhe eshte krahu i lire, i edukuar dhe talentuar shqiptare qe beri te mundur zhvillimin ekonomik te Greqise ne keto 17 vitet e fundit. Largimi i kesaj fuqie punetore do te beje qe ekonomia greke jo vetem te shfryhet si nje tullumbace por te pellcase si nje flluske sapuni. Ne Greqi do te shtoheshin problemet sociale... Ndaj Greqia nuk i debon shqiptaret.
Prania ne Shqiperi e shqiptareve te debuar do te thoshte fund kolonizmit grek te Shqiperise. Presioni qe do te ushtrohej brenda vendit nga shqiptaret e irrituar do te bente qe shifrat kolonizuese greke te zotrimit deri ne 80 % te ekonomise shqiptare te zbrisnin ne shifra minimale ose jo egzistente.
Ndaj Greqia nuk i debon shqiptaret.

2-Fillimisht prania e menjehereshme e shqiptareve te debuar do te krijonte probleme te perkohshme por ne prespektiv do ti kontribonte ekonomise. Ne Shqiperi do te futej menjehere nje sasi i konsiderueshme paraje, njerez te afte, kurajoz dhe te edukuar dhe bizneset do fillonin te lulezonin. Ndaj Greqia nuk i debon shqiptaret.

3-Ne se do te deboheshin shqiptaret nga Greqia, Gerqise do te humbisin direkt rreth nje milion lende e pare asimilimi. Po ashtu nepermjet humbjes se kesaj lende te pare do te zhdukej ndikimi dhe asimilimi indirekt i familjareve dhe te afermeve te tyre qe gjenden ne Shqiperi.
Ndaj Greqia nuk i debon shqiptaret.

4-Ne se do te deboheshin shqiptaret nga Greqia ndikimi grek breda Shqiperise do te minimizohej dhe keshtu nje here e mire do ti thuhej MIRUPAFSHIM edhe qeveritareve dhe plolitikaneve kolaboracionist shqiptar. Ne krye te vendit do te zgjidheshin shqiptare qe punojne per Shqiperine. Kjo gje do te shtrihej edhe ne nivelin e pushtetit vendor... Keshtu pra LAMTUMIRE kolaborancionit te bashkise se Himares, Sarandes..
Ndaj Greqia nuk i debon shqiptaret.

5- Ne se Greqia do te debonte shqiptaret edhe ata shqiptar qe kane ndruar ose venitur idenditetin shqiptar do te ktheheshin edhe me fuqishem tek idenditeti i tyre i vertet dhe do te ishin propaganduesit me te flaket te tij.
Ndaj Greqia nuk i debon shqiptaret.

6-Ne se Greqia do te debonte shqiptaret kisha autoqefale shqiptare do ti kthehej Nolisteve. Janullatosi do te kthehej ne Greqi.
Ndaj Greqia nuk i debon shqiptaret.

7-Ne se Greqia do te kthenete shqiptaret ushtria greke qe ndodhet ne gazermat ne Bisht Palle do te largohej nga Shqiperia.
Ndaj Greqi nuk i kthen shqiptaret.

8-Ne se Greqia do te debonte masivisht shqiptaret qe kane mbi 17 vjete qe po lulezojne Greqine opinioni boteror do te ishte kundra qeverise greke dhe atyre hipokrite europiane.
Ndaj Greqia nuk i debon shqiptaret.

9-Ne se Greqia do te debonte shqiptaret do te mbaronte nje here e mire endrra per helenizimin e Shqiperise se Jugut. Grabitja e Vorio Epirit do te mbetej nje here e mire nje enderr e deshperuar trishtuese. Procesi i kundert do te fillonte. Historia do te rrishikonte krimet dhe gabimet e saj.
Ndaj Greqia nuk i debon shqiptaret.

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com