everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Saturday, November 13, 2010

Protestat dhe thelbi i munguar

Opozita shqiptare kryesuar nga Partia Socialiste vendosi t'ja nis perseri protestave me te njejtin refren "demokratik" duke rrezikuar qe protestat ose te deshtojne ose te shendrohen ne luften 20 vjecare brenda llojit se kush do ta grabise, shese e poshteroje me shume Shqiperine.
Vet kryetari i PS-se Edi Rama deklaroi se keto 20 vjete rezultatet e zgjedhjeve jane deformuar. Ai me kete rast e tha te verteten, duke perfshire edhe Bashkine e Tiranes. Ate c'ka nuk tha Edi Rama eshte, se kush e ka urdheruar ose me sakt kush i ka emeruar qeverite shqiptare. Ai mund te na thoshte gjithashtu se sa martesa te urdheruara politikanesh e zyrtaresh kemi qysh prej Luftes se Dyte Boterore. Pergjigja por edhe hamendja e ketyre pyetjeve na tregon se problemi ne Shqiperi eshte me teper kombetar se sa demokratik. Deshtimi i demokracise shqiptare e mjerimi shqiptar eshte llogaritur dhe planifikuar ne detaj si nje mjet per sabotimin e ceshtjes shqiptare dhe zhdukjes se shqiptareve si komb.
Demokracia shqiptare dhe lufta per te nuk eshte gje tjeter por vecse nje farse duke ja nisur qysh nga ngjarjet teatrale te ambasadave e deri tek teatri i rrezimit te monumentit te diktatorit, nga krijimi i partive "opozitare" prej pardesyve te bardha e deri tek gjyqet e genjeshterta per zbardhjen e maskres se Shkodres.
Perseri jemi tek njeshi, perseri flitet per demokraci me nje llogaritje cinike per deshtimin e saj!!!
Natyrisht qeverite shqiptare kane funksionuar si organizata kriminale pasi ato ashtu jane konceptuar. Ku eshte e reja qe na sjell Edi Rama ne kete mes? Kete shqiptaret e dine dhe kane folur para tij, kur Edi Rama fshihej neper fshtara e krimi i organizuar shteteror bente kerdine mbi shqiptaret ne Gerdec.
Ajo qe duhet te na thote Edi Rama eshte ajo qe shqiptaret po e thone prej kohesh, se kjo eshte qeveria me antishqiptare qe kane njohur trojet tona. Se ne rrezik nuk eshte vetem demokracia e munguar, por shqiptaria dhe teresia teritoriale e Shqiperise.
Shqiptaret tashme jane ndergjegjesuar dhe e dine problemin e vertet te tyre ndaj jane me te avancuar ne kerkesat dhe veprimet e tyre se opozita zyrtare qe i "perfaqson". Ata e shofin qarte c'ka i mungon protestave te opozites dhe si ne Tepelene, Himare, Dukat te Vlores e gjetke po e marrin vete fatin e tyre ne dore. Ata e shofin qarte se protestave opozitare i mungon ajo qe i ka munguar qysh prej 1990-tes. Asaj i mungon e verteta, i mungon elemneti kombetar. Mungesa e ketij elementi thelbesor ose do te rrezikoje deshtimin e protestave ose do ti shendroje ne nje 'sukses" te llogaritur te demokracise me synim perfundimtar shkatrimin e shqiptareve dhe Shqiperise tejet te lodhur.
Kjo Vjesht per shqiptaret duket e veshtire e Dimri i eger...
Te gjithe me mundesite qe kemi le te ndihmojme ne lehtesimin e dhimbjes dhe mosboshatisjen e Vendit duke e shtuar presionin mbi politikanet dhe qeveritaret antishqiptar te te gjitha kraheve.