everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Wednesday, April 16, 2008

Ushtari i panjohur

Te nderuar Thaci, Sejdiu, Rexhepi

Jam nje shqiptar qe perpiqem te kontriboje ne perparimin e ceshtes tone , ashtu thjesht si shumica qe punojne, djersiten, vriten, gjymtohen per te miren e Atdheut, pa u vene re nga fanfarat e shtypit dhe televizionit. Jam nje prej shumices,per te cilet ngrihet nje monument i perbashket ku shkruhet; "Ushtarit te panjohur qe sakrifikoi jeten per te miren e Atdheut." Une qellova te jem nje shqiptar prej Shqiperise londineze, por nuk ka rendesi sepse si Kosova dhe Shqiperia londineze jane Shqiperi.

Te nderuar, Thaci, Rexhepi, Sejdiu!

Shqetesimi im eshte moskujdesja dhe denigrimi i simboleve tona kombetare. Simbole per te cilat punojme dhe luftojme pasi duam te mbesim dhe vdesim si shqiptar dhe te bashkuar.

Natyrisht juve nuk munde te jeni pergjegjes per likujdimin e zotit Ukshin Hoti, pasi ne librin e tij "Filozofia e zgjidhjes se ceshtjes shqiptare" qe u ndalua te qarkullonte ne Shqiperi nga ish presidenti zoti Sali Berisha, atje kuptohet qarte qe LDK-ja e zotit Ibrahim Rugova eshte pergjegjse per persekutimin e tij. Pasiviteti i Qeverise se Kosoves per zbardhjen e fatit te zotit Uksin Hoti eshte shume deshperues. Zoti Ukshin Hoti nuk eshte thjeshte nje viktim qe ashtu si gjithe viktimat e tjera kerkohet nje varrim dinjitoz, por ai tashme eshte nje simbol kombetar dhe perpjekjet e Qeverise se Kosoves duhet te jene me te medha per ti dhene pergjigje shqiptareve se c'fare u be me simbolin e tyre. Zoti Ukshin Hoti nuk i takon me as vetes se tij dhe as familjes, ai nuk i takon as vetem Kosoves por gjithe trojeve shqiptare, sikurse edhe Aristidh Kola.

Te nderuar Thaci, Sejdiu, Rexhepi!

Pritja qe ju be Ramush Haradinajt nga populli ne Kosove eshte domethenese dhe shpresedhenese dhe askush nuk ju akuzon se ishit juve qe e cuat me pa te drejte (sic u provua) ne gjyqin e Hges, por pasiviteti i Qeverise se Kosoves per ti ardhe ne ndihme dhe hedhur drite mbi pafajsine, mbi kete simbol te sakrifices dhe rezisteneces shqiptare kundra serbeve eshte i pashpjegueshem.

Te nderuar Thaci, Sejdiu, Rexhepi!

Eshte e drejta juaj si e drejte e cdo shqiptari kudo qe ndodhet qe te kerkoni pse-ne e ndryshimit te stemes (shqiponjes) se Kryeministris se Shqiperise londoineze. Ashtu sic eshte e drejta e cdo shqiptari te pyes se si ka mundesi qe juve tre veta vendoset per simbolet shteterore te shqiptareve, ku nuk bie aspak ere shqiptarizem. Perdorimi dinak diten e persekutimit te flamurit shqiptar te nje simboli tjeter ( Adem Jasharit) eshte nje mekat kombetar. Juve ate dite genjyet edhe te gjallit edhe te vdekurit. Juve ate dite i thate Baces Adem se ajo pune u kry. C'ka nuk eshte e vertet sepse pothuaj asgje nuk eshte kry, por ndoshta ja ka nise me u kry.

Ngjarjet e diteve te fundit ne zonat me popullate me te madhe serbe po qesin genjeshtren ne drite. Atje UMNIK do te lejoje te mbahen zgjedhje serbe cka hedhe drite dhe tregon kembet e shkrurtra te pavarsise se genjeshter te trumbetur nga ju.

Juve na keni borxh te verteten.

Sinqerisht,

Ushtari i panjohur

Saturday, July 28, 2007

Kllounad


Janullatosi nuk mori pjese personalisht ne ceremonine e inagurimit te presidentit "shqiptar" por kishte derguar breket e tij.
Vertete, c'fare premtoi Bamiri qe mori votat e grekerve? Pse ekipi grek i propagandes qe mbulon shtypin shqiptar dhe internetin heshti per kete kandidature, duke nenkuptuar mbeshtetjen e saj?

Shikojeni foton! Shikojeni kllaunin! Shikoni si fryhet! Ca mund ti thone bufon, dordolec, karnavale. Per mua, ai eshte kllauni i pompuar Bamir Topi.
Shikojeni foton! Ajo flet vete. Ne qender eshte ushtari me uniforme. Simbol tipik i parlamentit shqiptar. Nje parlament, ushtar i mbrojtjes se interesave fanariote ne Shqiperi.
Ne te majte eshte ushtari pa uniforme, i pompuari Bamir Topi. Pa uniforme...? Me mire. Ngjan si sigurims. A thua i pershtatet forma permbajtjes...?
Ne te djathte te fotos shquhet zboristja dordolece, Xhozefina Topalli. Coba, e kishte llagapin. PS-ja e kercenoi me dosje. Kapistall, i thone kesaj dosjes...
Pra kllouni ushtar po bene betimin dhe nen shembullin e tij dhe dy ushtaret e tjere po mbajne frymen dhe kane marre poza serioziteti.

Po ku eshte flamuri shqiptar? Per cilin flamur po betohet? Ai ne sfond sic kane dale llafet eshte kompozuar me breket e Anastas Janullatosit.
Cili eshte mesazhi i ustallareve te Bamirit? C'fare mesazhi duan ti percojne shqiptareve nepermjet veglave te tyre parlamentare dhe presidenciale? Te kembejme flamurin tone me breket e Janullatosit? Shqiptaret kane mbaruar? Idenditeti shqiptar eshte arkaik, primitiv dhe duhet leshuar? Ne se nuk pranoni te asimiloheni do t'ju vdesim per buke...?

Po ne vendet e tyre pse e perforcojne idenditetin e tyre kombetar dhe shqiptaret duhet te leshojne ate?

Po e mbyll me kaq. Jeni te lutur te hamendesoni qellimin e kllounades shqiptare.

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com

Thursday, November 25, 2010

Festimi i mjerimit

Po vjen fundi i Nentorit e regjimet serbo-greke ne Tirane do t'ja nisin perseri teatrit "clirmitar" te 28-29 te Nentorit te vitit 1944, e bota po qesh me mos reagimin tone kur edhe kjo copez qe ka mbetur rezikohet te zvogelohet edhe me 325 km/kateror te tjere.

Perse jo 30 Nentori?

Gjithe kohes e kam vrejtur me dyshim kontradikten e raporteve te rendesise qe regjimi sllavo-komunist i Hoxhes aplikonte ne ngjarjet thelbesore te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, Shpalljes se Pavarsise dhe "clirimit' te Athdheut ne vitin 1944.
I pari vinte "clirimi", e dyti vinte Shpallja dhe e treta vinte Lidhja!!! Natyrisht dicka duhej bere sa per sy e faqe. Ne se edhe Jugosllavia dhe krijuesit e tyre ne Perendim do te detyroheshin ta benin kete gje, ata do te vendosnin te njejtat raporte. A ishte ky nje urdher sllav dhe krijuesve te tyre zbatuar nga veglat e Tiranes?
"Clirimi" i Atdheut perfaqsonte nje sanksionim te padrejtesive historike bere ndaj shqiptareve pasi Atdheu ne kete rast rezulton me permasat e Shqiperise Londineze, perkunder Lidhjes dhe Shpalljes perfaqsonin trojet e plota shqiptare. Atehere, ne se do te fitet per clirim te Atdheut, cilin do te marim si territor, nje fshat, nje qytet, nje krahine, Vendin e coptuar apo krejt trojet shqiptare? Perse eshte marre largimi i ushtarit te fundit nga Shkodra, e jo nga Prizreni, perse nga Prizreni jo nga Prishtina, perse nga Prishtina e jo nga Mitrovica...? Ne se coptimi i trojeve shqiptare qe padrejtesi atehere Ulqini, Preveza... mbetej dhe mbeten Shqiperi apo jo? Ne keto kushte a mund te flitet per clirmim, cila eshte data, kur u largua dhe nga cili vend u largua ushtari i fundit? Perse te mos jete 30 Nentori?

Clirim apo mjerim?

A duhet festuar ne radhe te pare?
Perse jo, ne se flitet nen kenveshtrimin e dobise dhe porosise Jugosllave dhe ja ku kemi edhe shkallet e rendesise sllave qe theksova me siper;-
a-Lidhja e Prizrenit nje kujtim ne shuarje, b-Shpallja e Pavarsise nuk mund te injorohej, dicka e vaket, c- "clirimi" qe sanksiononte coptezimin e shqiptareve lartesohej.
Natyrisht Dushan Mugosha nuk e kishte me kot komanden sekrete, teper te sigurt tek kafe "Flora" ne Tirane!
Por le ti shofim ngjarjet dhe pasojat nen kendveshtrimin e te drejtes dhe dobise se shqiptareve.
A duhet festojme ne shqiptaret katasrofen tone kombetare nderkohe qe pushtuesin e kemi edhe sot ne qeveri e politike nepermjet veglave te tyre shqiptare.
A jemi ne shqiptaret vertet te cliruar?
Une mendoje se jo.
Regjimi sllavo-zogist (djathtist) u zevendesua pas Luftes se Dyte Boterore nga rregjimi sllavo-komunist i Hoxhes. E regjimi sllavo-komunist i Hoxhes pas 1990-tes u zevendesua me regjimet e sotme serbo-greke.
Regjimi sllavo-zogist u instalua me bajonetat serbe e marveshjet e Zogut me Serbine nuk kane shume nevoje per koment, por te hidhemi tek regjimi sllavo komunsit prej te cilit trashegim kemi festen "clirimit".
Gjate Luftes se Dyte Boterore per here te pare trojet shqiptare funksionuan si teresi, si nje trup i vetem. Edhe sot ne Kosove ajo kohe njihet si koha e Shqiperise.
E c'fare fituam ne clirimtaret pas luftes?
Trojet shqiptare u rudhen.
Me mbarimin e luftes krahina shqiptare e Camerise u spastrua etnikisht nga popullsia e saj shqiptare. E shqiptaret came regjimi sllavo-komunist ne Shqiperi i persekutoi e perbuzi.
Ne Kosove popullsia dhe vecanarisht patriotat u maskaruan, poshteruan e simbol i kesaj tragjedie eshte masakra Jugosllave e Tivarit realizuar me ndihmen e veglave "clirimtare" te Shqiperise londineze por edhe te Kosoves. Kosovaret qe vinin ne Atdheun Ame i priste fati i shqiptareve came, poshterim e persekutim.
E nuk mbeti me kaq. Edhe ne Shqiperine Londineze masakrimet e poshterimet ndaj patriotave u zhvilluan me intesitet deri ne harritjen e rezultatit tragjik te thyerjes se shqyptarit e krijimin e monstres se "njeriut te ri" reklamuar me force nga rregjimi.

E sot per regjimet serbo-greke te pas 1990-tes nuk besoje se ka nevoje per komente te medha kur Keshilli i Sigurise Kombetare i raporton ne qender te Tiranes sherbimit sekret serb, e ne proces eshte falja e 325 km/katror shqiptar ne dobi te Greqise....
...
Mjerim apo clirmin...? Cilin po e festojme...?
Pra poshte mjerimi i "clirmit" e rrofte gezimi i Shpalljes se Pavarsise.

Petrit Kola

Sunday, June 13, 2010

Ne Dardani nuk ndodhi cudia

Te pakten per mua ajo ishte parashikuar prej kohesh.

http://vertet.blogspot.com/search?q=Gezuar+Sorren%21+

http://vertet.blogspot.com/search?q=ushtari

http://vertet.blogspot.com/search?q=Plani+serb+B+apo+pavarsia+e+Kosoves.

http://vertet.blogspot.com/search?q=Shqiptari+i+vertet+nuk+e+njef+shtetin+e+krahines+shqiptare+te+Dardanise.
 
Ndodhi ajo qe normalisht duhet te ndodhte sepse ne krye te Krahines Shqiptare te Dardanise jane instaluar hajduta, halabake, antishqiptar te cilet per detyre e kane ta pengojne me se te mundin realizimin e te drejtes se shqiptareve per te pasur nje shtet te vetem ne trojet e tyre te bashkuara.
Per antishqiptaret e krahines shqiptare te Dardanise fjala VETVENDOSJE eshte e qortueshme, por fjala BASHKIM eshte e patolerushme. Pikerisht kjo ndodhi sot. Albin Kurti permendi hapur per here te pare fjalen BASHKIM dhe furia antishqiptare ra me force mbi te, c'ka eshte krejt normale.
Apo mos juve mendonit se antishqiptaret do ti thonin, "Te lumte Albin Kurti. Ashtu te vazhdosh!"
Ja pra aspak mos u cudisni sepse as cudia dhe as hataja nuk u ben.
Natyrisht qe u burgos nje lider qe pasqyron nje te drejte themelore te shqiptareve, por e mira e ketij procesi ka ate se fytyra e vertet e rregjimit te Krahines Shqiptare te Dardanise doli ne drit dhe askush nuk ka me iluzione se si duhet te veproje.
Natyrisht une kam shkruar per kete dite me para ndaj ju ftoj qe te bashkoheni.

http://vertet.blogspot.com/2010/06/detyra-e-shqiptarit.html

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com